Gundogan: Edhe nëse nuk luhen ndeshjet, Liverpool duhet të shpallet kampion

Futboll

Gundogan: Edhe nëse nuk luhen ndeshjet, Liverpool duhet të shpallet kampion

Më: 29 mars 2020 Në ora: 23:29
Klopp dhe Gundogan

Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan ka deklaruar se është dakord që titulli t’i jepet Liverpulit, edhe nëse ndeshjet e mbetura nuk luhen.

Kjo deklaratë e mesfushorit të skuadrës rivale vjen në një moment kur kurorëzimi i Liverpoolit është vënë në pikëpyetje, për shkak të pezullimit të futbollit nga koronavirusi.

Gjermani ka shtuar se ai e mbështet gjithashtu idenë që yjet e Premier Ligës të ndihmojnë skuadrat më të vogla për të menaxhuar krizën financiare të shkaktuar nga përhapja e COVID-19.

“Jam dakord që Liverpooli të shpallet kampion, luhen apo jo ndeshjet e mbetura. Duhet ta merrni me sportivitet. Do të isha dakord gjithashtu me idenë e mbështetjes për klubet më të vogla, duke qenë se ata nuk e kanë të lehtë kapërcimin e krizës aktuale,” tha 29 vjeçari për “ZDF”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat