Shaqiri bën valixhet gati, ja ku po transferohet

Futboll

Shaqiri bën valixhet gati, ja ku po transferohet

Më: 30 mars 2020 Në ora: 01:08
Xherdan Shaqiri

Sevilla është duke u përgatitur që ta transferojë Xherdan Shaqirin e Liverpoolit pasi klubi anglez ka pranuar se mesfushori nga Kosova do të shitet.

28-vjeçari ka pasur minutazh tejet të ultë këtë edicion nën urdhrat e trajnerit Jurgen Klopp. Shaqiri ka luajtur vetëm 256 minuta me Liverpoolin, duke startuar në vetëm dy ndeshje të Premierligës angleze.

Dhe sipas ‘Football Insider’, Liverpooli ia ka dhënë dritën jeshile Shaqirit ta gjejë një klub të ri para afatit kalimtar veror.

Duke qenë se kishte oferta në janar, Liverpooli tani mendon të përfitojë 28 milionë funte nga shitja e Shaqirit, dyfishi i çmimit që e kishte blerë – 13 milionë funte.

Dhe raportohet se klubi i La Ligës, Sevilla është pretendenti kryesor për transferimin e futbollistit gjilanas pasi të kalojë pandemia COVID-19.

Megjithatë, për Shaqirin kanë shprehur interesim edhe Roma dhe CSKA Moska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat