Presidenti i FIGC: Juventusi, shembull për të gjithë sistemin

Futboll

Presidenti i FIGC: Juventusi, shembull për të gjithë sistemin

Më: 30 mars 2020 Në ora: 09:54
Juventus

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) Gabriele Gravina ka vlerësuar Juventusin si “një shembull për të gjithë sistemin” për përgjigjen e tyre ndaj shpërthimit të koronavirusit.

E gjithë skuadra e Juve dhe stafi trajnues kanë rënë dakord të marrin një ulje të konsiderueshme të pagave në mënyrë që të ndihmojnë klubin të mbetet financiarisht i qëndrueshëm për kohëzgjatjen e krizës.

Skuadra italiane njoftoi të shtunën se të gjithë ata që janë në klub kanë negociuar ndryshime në strukturën e pagave të tyre, një ide e mbrojtur nga mbrojtësi Giorgio Chiellini në një përpjekje për të ndihmuar luftën globale kundër pandemisë.

“Marrëveshja e arritur nga Juventus është një shembull për të gjithë sistemin”, tha presidenti i FIGC.

“Falënderoj Giorgio Chiellini, shokët e tij të skuadrës dhe Maurizio Sarri sepse, pas bashkëpunimit që FIGC shpreson të ketë me tjera ekipe, ata vendosën interesa të përgjithshme në bisedat e tyre me klubin”.

“Uniteti dhe solidariteti në botën e futbollit përfaqësojnë përgjigjen e parë të shkëlqyeshme për urgjencën që po përjetojmë, dhe që rrezikon të bëhet edhe më serioze nëse nuk rifillojmë të luajmë së shpejti”.

“Vetëm përmes kontributit të të gjithë protagonistëve, secili prej tyre duke luajtur rolin e vet, ne do ta bëjmë futbollin më të fortë”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat