E dhimbshme

Futboll

E dhimbshme

Më: 31 mars 2020 Në ora: 13:26
E dhimbshme

Ajaxi ka shkëputuar kontratën e Abdelhak Nourit, i cili kishte pësuar një lëndim të rëndë në tru.

Duke luajtur në një miqësore para-sezonale me Ajaxin në verën e vitit 2017, Nouri u lëndua në tru dhe ishte në koma për dy vite.

Gjiganti holandez ia kishte paguar pagën Nourit, por që tashmë ka vendosur t'ia ndërprejë kontratën, e cila do t'i rinovohej automatikisht më 1 korrik.

Klubi është në bisedime me familjen e Nourit për një zgjidhje për të ardhmen e futbollistit, i cili ka qenë në një dhomë speciale në spital për të.

Nouri, i lindur në Amsterdam nga prindërit maroken, ka bërë 15 paraqitje për Ajaxin në edicionin e tij debutues 16/17 kur ishte tinejxher.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat