Rënie drastike

Futboll

Rënie drastike

Më: 31 mars 2020 Në ora: 13:39
Rënie drastike

Qendra Ndërkombëtare e Studimeve Sportve, e njohur ndryshe si CIES, ka bërë një studim për të matur pasojat financiare që pandemia Covid-19 do të lërë pas në 5 kampionatet më të forta të Europës. Kështu nëse sezoni do të anullohet, atëherë do të kishte një rënie në 28% të vlerës totale të lojtarëve, duke variuar nga 7 deri në 23.4 bilion euro. Nga pikëpamja e përqindjes është Marseja ajo që humb më tepër me 37.9% rënie në vlerën totale.

Ekipi francez ndiqet më pas nga Milani, Verona e Kumbullës dhe Spali, porta e të cilëve mbrohet nga Etrit Berisha. Një statistikë kjo që duket se i prek klubet e futbollistëve shqiptar.

Ndërkohë nga ana tjetër nëse largojmë përqindjet dhe përqendrohemi te vlerat e pastra monetare, atëherë më pak i buzëqesh fati Manchester Cityt, që do të humbiste një vlerë shumë të madhe prej 412 milionë eurosh. E pa pasoja nuk mbeten as klube të tjera të njohur të Europës, teksa Barcelona ndej “qytetarët“, për të vijuar më pas me Liverpool dhe PSG-në.

Gjithashtu CIES ka bërë me dije se merkato nuk do të jetë më ajo që jemi mësuar të shohim vitet e fundit, me klubet që do kursejnë shpenzimet e tyre në treg. Madje shembullin e jep me Pogbanë, për të cilin shprehet se vlera në treg do të kapë shifrën 35 milionë euro, që përkthehet në një përgjysmim të vlerës aktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat