Verona rrit çmimin për shqiptarin

Futboll

Verona rrit çmimin për shqiptarin

Më: 31 mars 2020 Në ora: 13:41
Verona rrit çmimin për shqiptarin

Marash Kumbulla padyshim është një nga zbulimet më të mëdha në Serie A këtë sezon, teksa po tregon paraqitje të shkëlqyera me Veronën.

Pikërisht për shkak të këtyre paraqitjeve, në gjurmët e futbollistit janë vënë disa ekipe të mëdha, që kërkojnë ta marrin shqiptarin.

Skuadra si Chelsea, Interi, Napoli, Evertoni, Leipzig dhe Fiorentina e ndjekin prej kohësh lojtarin dhe do të përpiqen ta transferojnë.

Nga kjo kërkon të përfitojë Verona, që tashmë ka ngritur çmimin e futbollistit.

Ndryshe nga më parë kur kërkonte 25 milionë euro, tashmë klubi i futbollistit shqiptar kërkon 30 milionë euro për ta lënë të lirë, çmim që përsëri mund të rritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat