Sulmon portierin

Futboll

Sulmon portierin

Më: 31 mars 2020 Në ora: 13:49
Ilustrim

A do ta rinovojë Manuel Nojer kontratën me Bajernin e Mynihut, e cila skadon në vitin 2021? Apo do të ndodhë e paimagjinueshmja dhe portieri të largohet nga kampionët rekordmenë këtë verë? Bisedimet mes kapitenit dhe klubit po rezultojnë të vështira.

34-vjeçari kërkon një kontratë deri në vitin 2025, por Bajerni i ofron një kontratë deri në vitin 2023… “Veçanërisht në këto kohë, ai duhet të kujtojë se mirënjohja dhe vlerësimi nuk janë rrugë vetëm me një korsi”, shkruan Lotar Mateus në opinionin e tij për “Sky” në lidhje me situatën e Manuel Nojerit. “Në këto momente, të këmbëngulësh për një kontratë që zor se ofrohet diku tjetër dhe me këtë kohëzgjatje dhe veçanërisht me këtë moshë, do të ishte diçka e pacipë”.

Ish-kapiteni i Bajernit përmend mbi të gjitha faktin se klubi mori përgjegjësinë për të mbështetur publikisht Nojerin vitin e shkuar, kur pati një diskutim nëse ai duhet të vazhdonte të mbronte portën e kombëtares gjermane me formën e shkëlqyer që po kalonte Mark-Andre Ter Shtegen te Barcelona. Presidenti i atëhershëm, Uli Hënes, do të shprehej publikisht se ai meriton të vazhdojë të mbetet numri 1.

“Unë nuk kujtoj që Bajerni t’i ketë dhënë një futbollisti më shumë mbështetje sesa ka bërë me Manuel Nojerin”, shton 59-vjeçari. Mateus, gjithsesi mendon se ende mund të gjendet një rrugë e mesme mes portierit dhe klubit për të shmangur divorcin. “Nojer mbetet portieri më i mirë në botë, shkruan panoramasport.

Nëse Bajerni i ofron një kontratë deri në vitin 2023 dhe ai kërkon deri në vitin 2025, mendoj se duhet të gjendet një rrugë e mesme, për shembull deri në vitin 2024”. Në Mynih këtë verë vjen Aleksander Nybel me parametër zero nga Shalke. 23-vjeçari është projektuar si zëvendësi i Nojerit, por Mateus nuk e shikon afrimin e talentit si zgjidhje të menjëhershme, duke thënë: “Te Bajerni, Robert Levandovski, Xhoshua Kimish dhe Manuel Nojer janë të pazëvendësueshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat