Manchester United është përqendruar te afati kalimtar i verës në këto kohë izolimi, madje për objektivin e mbrojtjes ka nisur edhe bisedimet e para.
Objektivi është Giovanni Di Lorenzo. Mbrojtësi është paraqitur mjaft mirë me Napolin dhe ka zgjuar interesin e “Djajve të Kuq”. Sipas “Calcio Napoli”, drejtues nga Manchesteri kanë nisur bisedimet me drejtuesit e klubit të kaltër për të gjetur një marrëveshje.
Di Lorenzo është blerë nga Empoli për gati 10 milionë euro dhe tashmë kartoni i 26-vjeçarit vlerësohet të paktën sa dyfishi i shifrës që u ble vitin e shkuar.