Duka: Dy zyrtarë janë të infektuar

Futboll

Duka: Dy zyrtarë janë të infektuar

Më: 31 mars 2020 Në ora: 14:21
Duka: Dy zyrtarë janë të infektuar

Covid-19 ka sjell anulimin e çdo aktivitet sportiv në rang kombëtar duke sjell kaos dhe mungesë financash. Armand Duka, presidenti i FSHF-ës, në një intervistë ekskluzive për News24 i bën thirrje qeverisë shqiptare të përfshij sportin në paketën e kompensimit.

Duka foli ndër të tjera për raportet me kryeministrin Rama në këtë periudhe të vështirë dhe për skenarët e mundshëm se kur mund të rinis futbolli në vend: “Personalisht jam mirë, nuk jam infektuar, vijoj të jem në gjysmë karantinë, e gjysmë në punë.

Dy pjesëtarë nga stafi i FSHF janë infektuar me Covid-19 dhe të dy tashmë janë shëruar dhe kanë rezultuar negativ. Që atëherë ne i kemi mbyllur zyrat dhe punojmë nga shtëpia siç do bëjmë edhe në vazhdim. Reja? Me Rejën flas çdo ditë. Është mirë, por është i mbyllur në shtëpi dhe rregullat në zonën ku jeton ai janë më të forta se këtu.

KARANTINA PËR FUTBOLLIN- Është një situatë e papreçedent. Është shumë e vështirë të ambientohesh e të vazhdosh jetën në kushte shtëpie. Futbolli është e pamundur të bëhet në gjysmë karantinë. Ne kemi udhëzuar specialistët tanë të këshillojnë futbollistët ta kalojnë sa më mirë këtë situatë. Për njerëzit e futbollit është shumë e vështirë sepse jetojnë një jetë dinamike dhe aktive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat