Pilotët duhet të infektohen qëllimisht

Futboll

Pilotët duhet të infektohen qëllimisht

Më: 31 mars 2020 Në ora: 14:37
Pilotët duhet të infektohen qëllimisht

Menaxheri i njohur austriak i Red Bull, Helmut Marko, ka befasuar me deklaratën e tij: Pilotët e kësaj makine duhet të infektohen qëllimisht me coronavirus. Madje ajo ka qenë më shumë se sa një deklaratë, një ide konkrete.

Ai synonte që të ndërtonte një kamp të izoluar për të bërë të mundur që pilotët e Red Bull dhe Toro Rosso (makina satelit e Red Bull) të I fektoheshin qëllimisht. bëhet fjalë për pilotët Verstappen, Kvyat, Albon dhe Gasly.

“Ideja ishte ajo e organizimit të një kampi me pilotët tanë për të kaluar këtë kohë pa gara. Këtu ata do të infektoheshin me covid-19 dhe do ta kalonin atë. Janë të rinj, të fortë fizikisht dhe do ta kalonin këtë virus, duke qenë gati kur të nisë sezoni i ri dhe nuk do të kishin më këtë problem më vonë. Ky kampionat, kur të nisë, do të jetë shumë i vështirë”, tha Helmut Marko.

Por kjo ide nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Red Bull. “Kjo ide nuk u prit mirë, pasi pilotët tanë kryejnë të tjera ushtrime gjatë ditës dhe e kalojnë kohën ndryshe”, tha Marko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat