Bundesliga shtyhet deri më 30 prill

Futboll

Bundesliga shtyhet deri më 30 prill

Më: 31 mars 2020 Në ora: 15:07
Bundesliga shtyhet deri më 30 prill

Federata e Futbollit e Gjermanisë e ka konfirmuar se futbolli në të gjitha garat në Gjermani do të vazhdojë të jetë i pezulluar të paktën deri më 30 prill, shkaku i përhapjes së koronavirusit.

Pothuajse e gjithë bota është duke u përballur me virusin Covid-19, që ka bërë që të pezullohet pothuajse të gjitha eventet sportive në botë. Deri më tani janë infektuar mbi 800 mijë njerëz dhe kanë vdekur mbi 39 mijë.

Gjermania është ndër vendet më të prekura në Evropë, me 67 mijë njerëz të infektuar dhe 682 të vdekur, dhe kjo ka shtyrë Federatën e Futbollit të Gjermanisë që ta shtyjë rinisjen e kampionateve të paktën deri në maj.

Edhe kampionatet e tjera në Evropë, përveç Premierligës bjelloruse, e kanë ndjekur këtë shembull. Ende nuk dihet se kur do të mundë të kthehet futbolli, megjithatë nëse kjo do të ndodhë së shpejti, ka më shumë gjasa që ndeshjet të zhvillohen pa tifozë në stadiume.

Në një takim të UEFA-s gjatë këtij muaji u vendos që Kampionati Evropian i supozuar të zhvillohej këtë cerë të shtyhet për verën e vitit 2021,  në mënyrë që klubet të kenë kohë ta mbyllin sezoni 2019/20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat