Dejan Saviçeviqi i drejtohet me këto fjalë Reshatit për Kosovë

Futboll

Dejan Saviçeviqi i drejtohet me këto fjalë Reshatit për Kosovë

Nga: K. G. Më: 31 mars 2020 Në ora: 15:23
Dejan Saviçeviqi i drejtohet me këto fjalë Reshatit për Kosovë

Gazetari nga Maqedonia e Veriut, Reshat Ibrahimi, ka treguar një detaj të fortë, se çfarë i tha Dejan Saviçeviqi, kryetar i Federatës së Futbollit të Malit të Zi!

"Për të gjithe ata tifoz që e kanë në zemer AC Milan, ju sjell këtë foto me legjendën e “rossonereve”, Dejan Saviçeviq (luajti per Milanin gjashtë vite (1992–1998, fitoi tre tituj në Serie A dhe një Ligë të kampionëve, 1993-94)

Kjo foto me presidentin aktual te Federates së futbollit te Malit te Zi është bërë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kur Kosova mposhti Malin e Zi 2:0, me 14 tetor 2019, ne ndeshjen eliminatore per EURO 2020 .

Me kujtohet kur pas përfundimit të pjesës së parë (2:0 për Kosovën), ai me tha se Kosova po luante më mirë dhe se ka një ekip me perspektiv të madhe", tregon Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat