E çoi gishtin kundër Kosovës, më vonë kapet me Lubishën shqiptar dhe përplaset me Zvezdanin e Zvezdës

Futboll

E çoi gishtin kundër Kosovës, më vonë kapet me Lubishën shqiptar dhe përplaset me Zvezdanin e Zvezdës

Nga: Kemajl Goca Më: 31 mars 2020 Në ora: 15:48
E çoi gishtin kundër Kosovës, më vonë kapet me Lubishën shqiptar dhe përplaset me Zvezdanin e Zvezdës

Kush nuk e njeh malazezin, ish futbollistin e njohur Dejan Saviçeviqin   Ai është kryetar i Federatës së Futbollit të Malit të Zi! Ish futbollisti i Buduçnostit nga Podgorica dhe që sigurisht e mbanë mend debaklin në kryeqytet me rezultat 4:0 nga Prishtina në vjeshtën e vitit 1987 në kuadër të Ligës së Parë të ish Jugosllavisë! Saviçeviqi një kohë ka luajtur edhe për Cërvena Zvezdën e Beogradit e pastaj edhe në Milanin e madh.  

Fytyra e Saviçeviqit ndryshoi brenda tri viteve dhe shumë çuditshëm.  

Pa pikë marre çoi gishtin lart me 3 maj në Budapest kundër pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA, në Kongresin e këtij asociacioni, megjithatë u pranua Kosova.  Saviçeviqi u korit keq dhe mendonte se po bëhej burrë i mirë me serbët, por që në fakt ia dogjën bishtin me 7 qershor të vitit 2019, ku para ndeshjes Mali i Zi- Kosova, në kuadër të grupit A të kualifikimeve për Euro 2020, trajneri me prejardhje shqiptare por që shitej se është më serbë se serbët, Lubisha Tumbakoviq, nuk pranon të udhëheq ekipin malazez dhe sipas tij, nuk e njeh Kosovën, iu bashkuan edhe tre serbë të tjerë, mendësi e Lubishës, që ishin pjesë e kombëtares së Malit të Zi.

Ndeshja përfundoi 1:1 pikërisht me 7 qershor në Podgoricë. Këtu Saviçeviqi iu bë goxha nxehtë dhe e pa se nga i vije tradhtia, nga ish klubi i tij, që i thoshte me lezet klubi i zemrës, Cërvena Zvezda e Beogradit, në krye me Zvezdan Terziqin, i dirigjuar nga president i nderit Dragan Xhajiçi, i njohur si dhelpra dinake dhe drejtori sportiv Mitar Mërkella.  

Lubisha me prejardhje nga Mitrovica, që vjen nga familja shqiptare Tumbaku, vendosi t’ia kthejë shpinën Malit të Zi që besa u shpërblye nga Serbia, e bëri selektor Lubishën shqiptar! Saviçeviqi mbetet as në tokë e as në qiell, përveç që të përplaset me vonë edhe me drejtuesit e Zvezdës, me Terziqin.  

“Terziq ka hedhur bombë atomike mbi futbollin malazez. Ne do t’i mbijetojmë kësaj bombe, por ai është një prej akterëve kryesorë në këtë histori” ka thënë atëkohë Saviçeviqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat