Midis Italisë dhe Shqipërisë

Futboll

Midis Italisë dhe Shqipërisë

Më: 31 mars 2020 Në ora: 16:47
Midis Italisë dhe Shqipërisë

Lorik Cana është një emër që gjatë gjithë karrierës së tij ka fituar zemrat e tifozëve kuqezi, ndërsa ende kujtohet si kapiteni legjendar i Kombëtares.

Pavarësisht se mund të luante me përfaqësuese të tjera, zgjodhi zemrën dhe jo interesat personale, duke udhëhequr Shqipërinë e duke bërë krenar gjithë tifozët shiptarë me atë çfarë dhuronte në fushën e lojës. Momentalisht mbrojtësi shqiptar gjendet i izoluar në Romë, ku edhe ka zhvilluar karrierën e tij me Lazion përpara se të hiqte dorë nga futbolli i luajtur. Cana është rrëfyer së fundi në “TMW Radio”, ku është shprehur se ndihet krenar për marrëdhënien që ekziston mes Italisë dhe Shqipërisë, ndërsa ka kujtuar edhe kohën kur ka qenë aktiv në fushën e lojës.

“Sigurisht që ndihem krenar. Kam marrë qindra telefonata dhe mesazhe dashurie nga miqtë italianë. Mundohem t’u them njerëzve, duke qenë ish-futbollist, të mbajnë mend lidhjet midis të gjitha kombeve. Midis Italisë dhe Shqipërisë, megjithatë, ka rrënjë të thella në marrëdhënie.

Ne nuk kemi qenë në Itali vetëm për tridhjetë vjet. Pas viteve nëntëdhjetë Italia është bërë shtëpia jonë e dytë, në një periudhë të ndërlikuar për vendin tonë. Është një betejë e vështirë, por kjo ndihmë duhej të bëhej, vetëm për të treguar dashuri dhe njohje për Italinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat