Ka bërë një denoncim

Futboll

Ka bërë një denoncim

Më: 31 mars 2020 Në ora: 17:00
Mbappe

Futbollistët vlejnë milionë kur bëhet fjalë për reklama.

Një fytyrë e njohur që reklamon një markë të caktuar ëshhtë në gjendje të shumëfishoj të ardhurat. Jo  rastësisht, kompanitë  më të rëndësishme mbajnë radhën për  të siguruar lojtarët më të mirë të botës për të reklamuar çdo gjë.

Megjithatë, ka raste që vetë peotagonistët të mos jenë në dijeni atë që promovohet në emrin e tyre. Veçanërisht kur mbrapa qëndron një mashtrim, siç ka ndodhur me Kylian Mbappe.

Sulmuesi francez i Paris Saint-Germain, në fakt, ka bërë një denoncim për përdorimin e emrit të tij në një mashtrim me kriptovalutaa që po hetohet nga policia franceze. L’Equipe ka shpjeguar se futbollisti ka sinjalizuar se imazhi i tij është përdorur  në mënyrë të paligjshme në disa faqe reklamash online që ftojnë përdoruesit të marrin pjesë në blerjen e kriptovalutave si bitcoin.

Lajmërimet tregonin Mbappe të rekomandonte këtë metodë “të mrekullueshme”, në gjendje t’i lejonte kujtdo që të “bëhej milioner në tre ose katër muaj”. Natyrisht, asgjë nuk ishte e vërtetë.

Megjithatë, fushata  ishte e studiuar mirë, deri në atë pikë sa arikujt ishin të shoqëruar edhe nga intervista të shpiura me sulmuesin e PSG-së, në të cilat Mbappe thoshte se falë kësaj metode të re investimi, bankat tradicionale do të zhdukeshin përfundimisht.

Ato që zhdukeshin në të vërtetë, siç ka shpjeguar policia franceze, ishin paratë e atyre që binin në kurth. Personat qëjanë bindur  të  investojnë kanë parë që kompania  të zhdukej bashkë me paratë e tyre.

Një biznes, ky i lajmërimeve të rreme, prej të cilit janë fituar 30 milionë euro vetëm vitin e kaluar. Tani, jo vetëm falë denoncimmit  të Mbappe, biznesi i kriptovalutave të rreme është në rënie. Tani fytyrat dhe emrat e njerëzve të famshëm shfrytëzohen ilegalisht për t’i bërë reklamë uiskit të vjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat