Messi zgjedh yllin e ardhshëm të futbollit

Futboll

Messi zgjedh yllin e ardhshëm të futbollit

Më: 31 mars 2020 Në ora: 19:02
Leo Messi

Trajneri i Chelseas, Frank Lampard, po bën shumë mirë te skuadra e Chelseas. Numri një i skuadrës angleze, ka nxjerrë në pah disa lojtarë shumë të mirë, ndërsa më i fundit është i riu Mason Mount.

Futbollisti i ri ka qenë zbulimi i sezonit, pasi ka shënuar 6 gola dhe ka dhuruar 4 asistime. Ai ka debutuar dhe me Kombëtaren e Anglisë, ndërsa duket se Barcelona ka simpati për futbollistin e ri.

Lionel Messi ka deklaruar se Mount mund të bëhet ndër më të mirët e botës.

“Mount ka potencialin për t’u bërë një nga futbollistët më të mirë në botë”, tha Messi për Football London.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat