Transmetuesi i La Liga-së tregon se kur mund të luhet kampionati spanjoll

Futboll

Transmetuesi i La Liga-së tregon se kur mund të luhet kampionati spanjoll

Më: 1 prill 2020 Në ora: 09:02
La Liga

La Liga mund të kthehej pas dyerve të mbyllura në korrik, sipas shefit ekzekutiv të Mediapro Jaume Roures.

Liga është shtyrë për kohë të pacaktuar për shkak të pandemisë koronavirus, e cila ka çuar në më shumë se 8.400 vdekje në Spanjë dhe më shumë se 42.100 në nivel global.

Roures, shefi i një prej partnerëve të transmetimit të La Liga, shpreson që ajo të fillojë në korrik.

“Shpresoj që futbolli të kthehet në korrik dhe të them korrik sepse, përveç të tjerave, shëndeti i të gjithëve duhet të garantohet”, i tha ai të martën Cadena COPE.

“Do të kthehet pa tifozë, me siguri, por para kësaj ata duhet të bëjnë një para-sezon. Pas kaq shumë kohësh në shtëpi, ata nuk mund të dalin jashtë dhe të luajnë sikur asgjë nuk ka ndodhur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat