Legjenda e Chelseat përjeton tmerrin, lidhet për karrige dhe i grabitet shtëpia

Futboll

Legjenda e Chelseat përjeton tmerrin, lidhet për karrige dhe i grabitet shtëpia

Më: 1 prill 2020 Në ora: 09:21
Ashley Cole

Ish-ylli i Arsenalit dhe Chelseat, Ashley Cole u sulmua nga një bandë hajdutësh të maskuar në shtëpinë e tij.

39-vjeçari iu vodhën disa stoli të shtrenjta në rezidencën e tij.

Disa individë me rroba kamuflazhi hynë duke u depërtuar në pjesën e pasme të ndërtesës.

Një burim tha: ”Ishte një përvojë e tmerrshme. Grabitësit tingëlluan shumë profesional dhe e dinin saktësisht se çfarë bënin”.

“Ata duhet ta kenë përcjellur Ashley dhe vendin paraprakisht”.

Disa burime gjithashtu pohojnë se Cole ishte kërcënuar dhe lidhur me karrige gjatë bastisjes por kjo aktualisht është e paprovuar, raporton The Sun.

Disa fqinjë konfirmuan se ishin marrë me pyetje nga policia në lidhje me grabitjen, derisa hetimet kanë filluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat