Arteta është i lumtur që Xhaka ka ruajtur rolin e liderit te Arsenali

Futboll

Arteta është i lumtur që Xhaka ka ruajtur rolin e liderit te Arsenali

Më: 1 prill 2020 Në ora: 09:35
Mikel Arteta

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është i lumtur që mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka arritur të ruajë një rol lideri brenda skuadrës.

Xhakës iu hoq shiriti i kapitenit më herët gjatë këtij sezoni, pas përplasjes verbale me tifozët e skuadrës së tij gjatë një barazimi me Crystal Palace.

Arteta është plotësisht në dijeni të veprimeve të reprezentuesit të Zvicrës ndaj tifozëve të Arsenalit në ndeshjen kundër rivalit londinez.

Dhe duke parë se kjo ishte arsyeja pse atij iu hoq shiriti i kapitenit, është e vështirë të shihet që Arteta do t’ia rikthej atë në të njëjtin sezon.

Por, sipas football.london, edhe pse Xhaka nuk e ka shiritin nuk do të thotë se ai nuk mund të jetë një figurë autoritare për ekipin, veçanërisht pasi ai mbetet popullor në mesin e shokëve të tij të skuadrës.

Puna e Xhakës në qendër të mesfushës ka qenë thelbësore për mënyrën se si sulmojnë Topçinjtë tani dhe ai duket më i sigurt duke luajtur nën urdhrat e Artetas, transmeton telegraf.

Pierre-Emerick Aubameyang është emëruar kapiten, por një i ri mund të jetë i nevojshëm nëse ai largohet nga klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat