Champions League do të zhvillohet në korrik dhe gusht!?

Futboll

Champions League do të zhvillohet në korrik dhe gusht!?

Më: 1 prill 2020 Në ora: 14:27
Champions League do të zhvillohet në korrik dhe gusht!?

Fazat e fundit të Champions League  dhe EuropaLleague e këtij sezoni raportohet se do të zhvendosen në korrik dhe gusht pasi pandemia e koronavirusit vazhdon të shkatërrojë kalendarin e futbollit.

Dhe të gjitha ndeshjet ndërkombëtare të planifikuara për në qershor ka të ngjarë të shtyhen deri në vjeshtë për të liruar rrugën për përfundimin e sezonit 2019/20.

Masa vjen, sipas televizionit gjerman ZDF, përpara konferencës s fundit të UEFA-s që do të zhvillohet sot.

Kësisoj, organizata e futbollit evropian është e vendosur që ky sezon të përfundojë – çfarëdo qoftë kostoja ekonomike apo faktorë të tjerët.

Kampionatet dhe kompeticionet evropianë për klube pritet të zhvillohen deri në fund të gushtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat