Dybala: Fraza ime për Messin?

Futboll

Dybala: Fraza ime për Messin?

Më: 1 prill 2020 Në ora: 14:57
Dybala: Fraza ime për Messin?

Paulo Dybala është ndër të rrallët lojtarë që ka pasur dhe ka shansin për të luajtur me Leo Messin dhe Cristiano Ronaldo. 26-vjeçari luan me yllin argjentinas në kombëtare dhe me “përbindëshin” portugez te Juventusi.

Fantazisti ndalet te dy lojtarët më të mirë në botë në një prononcim për AFA Play. Ai sqaron deklaratën e bërë për Messin kohë më parë si dhe zbulon përgjigjen që i dha CR7 kur i tregoi se pse e urrejnë njerëzit në Argjentinë, transmeton abcnews.  MESSI – “Fraza ime për Messin? (Është e vështirë të luash me Leon) Ndoshta duhet ta kisha thënë më ndryshe, nuk jam përpjekur kurrë të kritikoj shokët e mi. Nuk kam biseduar me të për këtë temë. Jemi lojtarë të ngjashëm në aspektin taktik.

Do të më pëlqente të kisha dhënë diçka më shumë për Argjentinën dhe të arrija rezultate më të mira, si në aspektin e grupit edhe atë personal. Kam luajtur pak në Botëror dhe Kupën e Amerikës, por kam respektuar gjithmonë vendimet e trajnerit. Kombëtarja është prestigj”.

RONALDO – “Cristiano është një person fantastik dhe shumë i shoqërueshëm. Është shumë i qetë, brenda dhe jashtë dhomave të zhveshjes. Të jep përshtypjen e një mburraveci, por nuk ka lidhje me një tip të tillë. Një ditë i thashë që e urrenin në Argjentinë për këtë shkak, ai nisi të qeshte me të madhe. ‘Po, e di, por jam mësuar tashmë me këto kritika’, u shpreh Cristiano”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat