Gabova

Futboll

Gabova

Më: 1 prill 2020 Në ora: 15:42
Gabova

Alesandro Kostakurta ka kaluar të gjithë karrierën e tij si futbollist me Milanin, por pasi vari këpucët në gozhdë, ka ruajtur gjithmonë një farë distance me klubin, duke marrë pjesë vetëm në ndonjë miqësore bamirësie.

Aktualisht në rolin e opinonistit, ish-mbrojtësi ka komentuar situatën e Milanit, duke deklaruar se:

“Në fillim të sezonit më dukej se më në fund klubi kishte gjetur rrugën e duhur për të ndjekur. Shihja drejtuesit dhe vija re një farë mirëkuptimi mes 4-5 prej tyre, më dukeshin në një mendje për shumë aspekte.

Ja që vendimet merreshin ndryshe, e sipas meje kishte shumë zëra kur duhej vendosur për gjëra të mëdha. Nuk e di çfarë do të ndodhë, por situatat e një klubi ndërlikohen nëse çdo vite mundohen të nisin gjithçka nga e para”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat