Mundo Deportivo lëshon “bombën”

Futboll

Mundo Deportivo lëshon “bombën”

Më: 1 prill 2020 Në ora: 15:47
Mundo Deportivo lëshon “bombën”

Emergjenca coronavirus ka kushtëzuar zhvillimin e rregullt të fazës së dytë të sezonit të kampionateve të ndryshëm europiane dhe botërorë. Ja pse janë të shumta hipotezat për përfundimin e tyre. Bomba ka ardhur nga Mundo Deportivo: “Revolucioni i futbollit”.

Ky është titulli i edicionit të sotëm të gazetës iberike për të përshkruar atë që mund të jetë një risi absolute për futbollin. Kampionatet kombëtare me formulën e atyre amerikanojugorë me kampionate Apertura dhe Clausura.

Çdo kampionat me një kohëzgjatje prej gjashtë muajsh në të cilët luhen 19 ndeshje kampionati, 13 të Champions League dhe ku do të përfshiheshin edhe ndeshjet e kombëtareve për fazat kualifikuese.

Truneu i Apertura-s do të fillonte në nëntor dhe do të mbyllej në majin e vitit 2021. Në verë do të zhvillohet Europiani dhe Lojërat Olimpike, më pas pushime, fazë parapërgatitore dhe nisja e Calusura-s, që do të luhej nga tetori në prill.

Në qershorin e 2022-shit do të ishte fillimi i Apertura-s së re deri në fund të tetorit, më pas hapësirë për kombëtaret me Botërorin deri më 18 dhjetor. Clausura e fundit do të niste në janarin e 2023-shit dhe do të përfundonte në maj, me Botërorin për Klube të programuar në korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat