Willian: Më kanë ofruar rinovim për dy sezone

Futboll

Willian: Më kanë ofruar rinovim për dy sezone

Më: 1 prill 2020 Në ora: 15:53
Willian: Më kanë ofruar rinovim për dy sezone

Bbraziliani Willian ka një kontratë të vlefshme deri në qershor të këtij viti me Chelsean dhe duket se pas përfundimit të sezonit do të largohet nga “blutë e Londrës”, pasi nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për rinovimin.

Ka qenë vetë braziliani, që në një intervistë të dhënë për mediat angleze, ka zbuluar se bisedimet për momentin janë ndërprerë, pasi nuk ka një akord për afatin e kontratës së re dhe se vetë ai po mendon për opsione të tjera.

“Më kanë ofruar rinovim për dy sezone, por unë kam kërkuar kontratë të paktën 3-vjeçare dhe këtu ndahemi. Për momentin bisedimet janë ndërprerë. Do të doja të qëndroja në Premier League, por nuk përjashtoj as pistat e jashtme”, deklaroi fantazisti.

Në gusht Willain do të jetë 32 vjeç, por fakti që do të largohet me parametra zero e bën një okazion merkatoje dhe së fundi është klubi i Juventusit që po e ndjek nga afër futbollistin, për t’i ofruar një kontratë 3-vjeçare.

Vetë braziliani “i ka shkelur syrin” klubit bardhezi, duke folur me superlativa për trajnerin Maurizio Sarri, me të cilin ka punuar edhe te Chelsea sezonin e kaluar, ku arritën të fitojnë edhe Ligën e Europës.

“Sarri është një trajner shumë i përgatitur me ide taktike interesante, që i pëlqen loja e bukur dhe zotërimi i vazhdueshëm i topit. Me të dhe falë edhe punës së tij, kemi arritur të fitojmë edhe Europa Leaguen”, deklaoi Willian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat