Scolari: Prej Anelka dhe Drogba kam humbur një mundësi të artë

Futboll

Scolari: Prej Anelka dhe Drogba kam humbur një mundësi të artë

Më: 1 prill 2020 Në ora: 21:08
Scolari

Felipe Scolari është një nga trajnerët më të fitues të dhjetëvjeçarëve të fundit. Kupa Libertadores, Botërori, madje edhe Champions League aziatike. Megjithatë, edhe Felipao ka disa pengje.

Pengje që kanë lidhje me muajt e pakët të kaluar te Chelsea, duke parë se ekspeirenca e tij në Stamford Bridge ka zgjatur nga vera e 2008-ës në shkurtin e 2009-ës. Faji, siç ka shpjeguar vetë trajneri në një intervistë të dhënë për Yellow and Green Football, ka qenë i dy lotarëve me peshë të londinezëve.

Drogba – “Chelsea kishte disa probleme me dëmtimet dhe probleme të tjera brenda skuadrës. Unë kam patur probleme me dy futbollistë: Anelka dhe Drogba. Stafi ynë mjekësor mendonte që Drogba të rikuperonte nga dëmtimi në Cannes në mesin e verës”.

“Unë mendoja se duhej të qëndronte në Londër. Edhe mua do  të më pëlqente të shkoja në Cannes në verë, të rrija një muaj ose dy atje dhe të argëtohesha...”, ka thënë Scolari.  

Anelka – Në fund, afrikani ëshhtë kthyer në dispozicion të skuadrës, por kthimi i tij ka krijuar probleme të tjera. “Kur Drogba është kthyer, kam kërkuar ta përshtas lojën time në mënyrë që ai dhe Anelka të mund të bashkëjetonin në fushën e lojës”.

“Në atë moment Anelka ishte golashënuesi më i mirë i Premier League, u takova me Nicolas dhe ai tha ‘jo, unë luaj vetëm në një pozicion’. Kështu që kishte një mungesë miqësie, respekti, dëshire për të provvuar për të luajtur bashkë”.

“Ishin të dy sulmues të mëdhenj, por dikush duhej të bënte një punë ndryshe, të kthehej mbrapa kur humbisnim topin. Dhe këtu gjërat kanë ndryshuar pak. Me Drogba kam folur hapur kur jami parë në Rusi në 2018-ën”.

“As ai dhe as Anelka nuk kishin qëllime të këqija, por  ka ndodhur ajo që ka ndodhur dhe unë kam humbur një nga mundësitë më të mëdha  të jetës sime”, ka përfunduar Scolari.

As një kampion bote nuk e ka patur të lehtë në shtëpinë e Chelsea-t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat