Van Dijk zbulon dy sulmuesit më të vështirë për tu ndalur

Futboll

Van Dijk zbulon dy sulmuesit më të vështirë për tu ndalur

Më: 1 prill 2020 Në ora: 22:44
Liverpool

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka thënë se dy sulmuesit më të vështirë për tu ndalur janë Leo Messi dhe Sergio Aguero.

Liga Premier ashtu si pjesa tjetër e botës së futbollit, është ndalur dhe Van Dijk e ka shfrytëzuar rastin tu përgjigjet pyetjeve të tifozëve në Twitter.

Ai është pyetur se cili është sulmuesi më i vështirë për tu markuar.

“Ka disa sulmues të vështirë, por me siguri më i vështirë është Leo Messi”, ka thënë Van Dijk.

Qendërmbrojtësi holandez u pyet edhe për sulmuesi më të fortë kundërshtarë në Ligën Premier, duke u përgjigjur: “[Sergio] Aguero”, ka thënë shkurt ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat