Rashica me deklaratë të habitshme, flet për krizën politike në Kosovë

Futboll

Rashica me deklaratë të habitshme, flet për krizën politike në Kosovë

Më: 2 prill 2020 Në ora: 13:00
Rashica me deklaratë të habitshme, flet për krizën politike në Kosovë

Ylli i Kombëtares së Kosovës Milot Rashica po përjetonte deri në momentet e pezullimit, një sezon fantastik te Werder Bremeni.

Por tani futbollisti nga Vushtria detyrohet të mbajë veten në gjendjen optimale me ushtrime individuale në karantinë, për shkak të bllokadës së imponuar nga koronavirus.

“Pezullimi i play off për Evropianin ishte vendim jashtëzakonisht i vështirë sepse i gjithë vendi e priste takimin me padurim. Ne kishim punuar mjaft shumë për këtë sfidë dhe do të dëshironim të na shpërblehej me kualifikim. Nëse do të kualifikohemi do të ishte një festë e madhe. Në një vend të vogël si Kosova çdo ndeshje ndërkombëtare ka rëndësi të madhe dhe gëzon një status të veçantë. Kur luajmë i gjithë vendi shikon nga ne. Dhe kjo më bën edhe më krenar sa herë vesh këtë fanelë”, ka thënë Rashica.

Në fokusin e Rashicës ishte dhe situata në Kosovë për shkak të emergjencës shëndetësore dhe rasteve të shtuara në vendlindjen e tij.

“Përveç situatës së vështirë politike, tani ekziston edhe kriza e koronavirusit. Aktualisht kemi pothuajse 100 të infektuar, por autoritetet përgjegjëse janë duke bërë gjithçka që të jetë e mundur për të mbajtur sa më pak numrin e pacientëve. Gjithsesi edhe familja ime është mirë”.

Sulmuesi 23-vjeçar është kthyer në fokusin e shumë klubeve në merkato, mes të cilave klubet e Premierligës, Liverpooli dhe Aston Villa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat