I shpërtheu goma e pasme e makinës ish futbollistit

Futboll

I shpërtheu goma e pasme e makinës ish futbollistit

Më: 2 prill 2020 Në ora: 13:00
I shpërtheu goma e pasme e makinës

Ish-ylli spanjoll i Arsenalit, Realit të Madridit dhe Sevijas, Hoze Antonio Rejes, humbi jetë qershorin e vitit të kaluar në një aksident fatal me makinë e tij tip “Mercedes S550”, teksa ishte duke udhëtuar me shpejtësi 116 km/h.

Kur kanë kaluar 10 muaj nga aksident tragjik, ekspertiza ka saktësuar se shkaku i përplasjes ka qenë shpërthimi i gomës së pasme të Mercdedezit, ç’ka shkaktoi vdekjen e futbollistit 35-vjeçar.

Së bashku me të ndërroi jetë dhe një kushuriri i Rejesit, i cili po udhëtonte me të në makinë.

Goma e pasme që ishte dhe shkakëtarja e aksidentit, kishte pasur probleme pak ditë më parë dhe ishte dërguar në servis, por mesa duket nuk ka marrë trajtimin e duhur. Kujtojmë që Rejes ishte i martuar dhe la pas bashkëshorten dhe 3 fëmijët, 2 vajzat dhe djalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat