Liridon Krasniqi, futbollist nga Kosova, që karrierën e tij po e vazhdon në malajzi, ka thënë se dëshrion ti bashkohet FC Prishtinës në të ardhmen.
28-vjecari tashmë është duke luajtur për skuadrën e Johor DT, ndërsa më parë në këtë shtet luajti edhe te skuadra Kedah.
Së fundi, futbollisti ka folur për “LIG Sport”: “Karrierën dua që ta mbyllë në FC Prishtina”.
Krasniqi, pak muaj më parë ka marrë shtetësi të Malajzisë, ku pritet të luajë te kjo kombëtare, ndërsa më parë ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës, ku luajti tre takim.