Plani i Dortmundit

Futboll

Plani i Dortmundit

Më: 2 prill 2020 Në ora: 14:08
Plani i Dortmundit

“Bild” ka zbuluar se Borusia e Dortmundit ka aplikuar ditën e mërkurë në DFL për të licensuar Jusufa Mukokon, sulmuesin e saj 15-vjeçar për të luajtur në Bundesligë duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Talenti i akademisë së verdhezinjve po shkëlqen me të rinjtë e skuadrës, madje pritet që ta thërrasë edhe kombëtarja gjermane U-21 pavarësisht moshës së re. E megjithatë, ai duhet të presë të mbushë 16 vjeç që të ketë mundësinë për të debutuar në Bundesligë me skuadrën e parë.

Datëlindjen e feston në nëntor, mirëpo klubi ka aplikuar për lejen për ta licensuar futbollistin, i cili ligjërisht mund të debutojë në Bundesligë prej 20 nëntorit 2020. “Jemi shumë të kënaqur për këtë vendim. Ky është një vendim që do të ndihmojë klubet, por edhe lojtarët e rinj për përmirësimin e tyre.

Klubi dëshiron që t’u japë lojtarëve të talentuar një shans për të bërë hapin e radhës”, konfirmoi trajneri i të rinjve të BVB, Lars Riken.

Trajneri i ekipit të parë, Lusien Favre, ia ka dhënë Mukokos shansin për t’u stërvitur me skuadrën e parë gjatë muajit shkurt dhe mars. 62-vjeçari ka shumë besim tek 15-vjeçari, i cili theu rekordin e golave të U-17 (50 gola), që mbahej nga ish-talenti i Shalkes, Donis Avdiaj (23/44 gola), ndërkohë që këtë sezon ai theu edhe rekordin sezonal të golave (33) në kampionatin U-19, duke shënuar 34 gola në vetëm 20 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat