Synimi nga ana e UEFA-s është i qartë

Futboll

Synimi nga ana e UEFA-s është i qartë

Më: 2 prill 2020 Në ora: 14:56
Synimi nga ana e UEFA-s është i qartë

UEFA ka mbajtur dje video-konferencën e dytë brenda pak javësh me 55 federatat evropiane.

Në këtë video-konferencë është vendosur që futboll mos të ketë gjatë muajve, prill dhe maj.

Kurse, në bazë të asaj që është vendosur, kampionatet e futbollit duhet të përfundojnë me datë 3 gusht, kjo si datë e fundit që më pas mos të ketë probleme për nisje të edicionit pasuesë.

Synimi nga ana e UEFA-s është i qartë. Kampionatet kombëtarë duhen përfunduar, ndërsa dy kompeticionet europiane, Liga e Kampionëve dhe Europa League, do të shqyrtohen në një tjetër moment, atëherë kur edhe udhëtimet e klubeve të jenë të sigurta.

Kujtojmë, në Superligën e Kosovës kanë mbetur edhe 11 xhiro deri në fund të saj, kurse pas fillimit pritet të ketë ndeshje çdo të tretën ose katërtën ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat