Të largohet

Futboll

Të largohet

Më: 2 prill 2020 Në ora: 15:16
Të largohet

James Rodriguez duhet të largohet nga Real Madridi dhe mund të luajë për çdo ekip në botë, sipas legjendës kolumbiane, Carlos Valderrama. Mesfushori 28-vjeçar, i cili ka qenë i lidhur me një transferim tek Arsenali, ka luftuar për një rol titullari te “Los Blancos”, në sezonet e fundit. Rodriguez u huazua te Bayern Munich dy edicionet e kaluara dhe pasi u kthye në Madrid verën 2019, ka arritur të luajë vetëm 13 ndeshje në kryeqytetin spanjoll. 

Me të ardhmen e kolumbianit larg nga “Santiago Bernabeu”, bashkatdhetari i tij, Valderrama, beson se ka ardhur koha që “playmaker”-i të vazhdojë tjetërkund, sepse mund të jetë i suksesshëm kudo. “James është mjaft i madh për të marrë vendimet e tij tani, - tha Valderrama, i cili luajti 111 ndeshje për “La Tricolor”. 

Nëse do të isha unë, do të ikja nga Madridi. Ai është mjaft i mirë për të luajtur në çdo ekip. Unë nuk do të dyshoja për asnjë çast. James është një lojtar i shkëlqyer, tashmë e ka vërtetuar këtë. 

Ai ka cilësinë të luajë kudo në botë. Trajneri Zidane nuk e dëshiron atë dhe nuk do të luajë, nëse qëndron në Real Madrid. Ai duhet të largohet. Kështu është më mirë për të gjithë. Kur James nënshkroi për Real Madridin, tifozët ishin të entuziasmuar, edhe presidenti gjithashtu, por trajneri thjesht nuk e do atë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat