Vendoset çmimi për Rakitiçin

Futboll

Vendoset çmimi për Rakitiçin

Më: 2 prill 2020 Në ora: 15:37
Vendoset çmimi për Rakitiçin

Gjiganti katalunas shpreson të fitojë sadopak para nga shitja e mesfushorit kroat, për t’i investuar ato në lojtarë të tjerë gjatë verës që vjen

Barcelona është e gatshme ta shesë Ivan Rakitiçin gjatë verës që vjen.

Gjiganti katalunas shpreson ta shesë mesfushorin kroat për 20 milionë euro, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca".

Nënkampioni i botës me Kroacinë ka kontratë me klubin nga Camp Nou deri në qershor të vitit 2021.

Por, gjiganti katalunas është i vendosur ta shesë atë gjatë verës që vjen, për të mos e humbur pa para pas një viti.

Ish-futbollisti i Sevillës kërkohet nga klubet italiane, por Barça mund ta përdorë atë edhe si pjesë e marrëveshjes për rikthimin e Neymarin.

Rakitic nuk ka luajtur rregullisht këtë sezon me kampionin aktual spanjoll dhe është i vendosur të transferohet në një ekip ku do të mund të luante në vazhdimësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat