Një plan i jashtëzakonshëm

Futboll

Një plan i jashtëzakonshëm

Më: 2 prill 2020 Në ora: 15:39
Një plan i jashtëzakonshëm

Një plan i jashtëzakonshëm për të bërë të mundur rifillimin e të gjitha sporteve në muajin maj, gjithmonë nëse Italia do ta ketë hedhur pas krahëve emergjencën nga koronavirusi.

Është ky plan për të cilin po punon ministri i rinisë dhe sporteve në Itali Vincenzo Spadafora. Ky i fundit në lidhje direkte në Facebook ka dhënë disa deklarata të forta në lidhje me rifillimin e aktiviteteve sportive në Itali përfshirë edhe futbollin:

” Për të rinisur gjithçka në maj, duhet që në atë datë të gjitha realitetet sportive të vinë me rezervat e mjaftueshme”.

Më pas Spadafora ka shtuar se qeveria ka krijuar një fond prej 50 milionë eurosh për të ndihmuar sportin dhe fillimisht nga ky fond do të përfitojnë ato skuadra sportive ose ato sporte që kanë një buxhet vjetor më të ulët se 10 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat