Ronaldo mposht Messin

Futboll

Ronaldo mposht Messin

Më: 2 prill 2020 Në ora: 15:50
Ronaldo mposht Messin

Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin "Më i miri i të gjitha kohërave" të organizuar nga Marca.

Ndjekësit e gazetës spanjolle sportive votuan legjendat e ndryshme të futbollit përmes sondazheve në sfidat me nokaut dhe zgjodhën yllin e Juventusit si futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.

Portugezi fitoi çmimin "GOAT" pasi mposhti Leo Messin, në finalen mes dy fenomenëve që kanë dominuar futbollin botëror në vitet e fundit. Kampioni i Juventusit mposhti edhe rivalë të tjerë si Maldini, Zidane dhe Maradonën.

Në finale portugezi mori 54% të votave: 246 mijë në total. Messi , nga ana tjetër, ndaloi në shifrën 46%, duke mbledhur 209 mijë vota.

Në gjysmëfinale, ylli i Juventusit kishte eliminuar Maradonën (59% kundër 41%) ndërsa Messi mundi Ronaldo (brazilianin) me 52% të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat