Do të largohet nga PSG-ja

Futboll

Do të largohet nga PSG-ja

Më: 2 prill 2020 Në ora: 16:12
Do të largohet nga PSG-ja

Edison Cavani përfundon kontratën me PSG-në në fund të sezonit dhe është duke shikuar për një ekip të ri ku do të vazhdojë karrierën e tij.

Pas shtatë vitesh, uruguaiani ka vendosur të largohet nga klubi francez dhe në sezonin e ardhshëm do ta shikojmë në një ekip të ri. Interesimet për të janë të shumta, me disa skuadra që duan ta afrojnë në ekipet e tyre.

Një nga skuadrat e interesuar për sulmuesin është edhe Napoli, që dëshiron ta rikthejë përsëri në Itali Cavanin.

Madje thuhet se napolitanët kanë gati një kontratë astronomike që kalon 7 milionë eurot, për ta bindur futbollistin të rikthehet përsëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat