Arbnor Morina, kohën kur i hap letrat, dikujt do t’i tronditet koka!

Futboll

Arbnor Morina, kohën kur i hap letrat, dikujt do t’i tronditet koka!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 prill 2020 Në ora: 16:24
Arbnor Morina kohën kur i hap letrat, dikujt do t’i tronditet koka!

Ish futbollisti i mirënjohur, Arbnor Morina, aktualisht drejtor i Flamurtarit të Prishtinës, vazhdon heshtjen e tij deri në një moment të caktuar dhe do t’i hap edhe letrat e vitit 1991, se si ndodhi pavarësimi i futbollit të Kosovës nga ai i ish Jugosllavisë dhe i Serbisë. Morina, ka një mijë e një fakte, sepse si kapitem i fundit i Prishtinës në ish Jugosllavi, ka qenë edhe si ndërmjetësues mes Prishtinës dhe të klubeve tjera, për t’u ndarë nga ai regjim.

Morina është i vetëdijshëm se momentin kur do të flas hapur shumëkujt do t’i dhemb koka apo do të pësojë edhe tronditje, për faktin se ai do të thotë vetëm të vërtetën.

Ai do ta tregojë edhe të vërtetën e KF Prishtina, e cila vlerësohet si klub që bëri histori dhe si nisi ideja e pavarësimi të futbollit, kur dihet se ky klub ka qenë në rangun më të lartë nga të gjitha klubet tjetra tona, në Ligën e Dytë të ish Jugosllavisë dhe kandidat pr t’u rikthyer në elitë.

Heshtja e Morinës është se është kohë pandemie dhe shpejt do të hap siç thonë kutinë e Pandorës, dikujt do t’ia tregojë vendin, se kur ishte ai profesionist, dikush ishte në ligat e qarkut dhe kishte paguar edhe biletë për ta shikuar ose edhe nuk kishte gjetur biletë, siç ishte në vitin 1985, Prishtina-Partizani, mbi 40 mijë shikues në stadium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat