Kokëfortë e temperament Eroll Salihu - në histori për tri gjëra! 

Futboll

Kokëfortë e temperament Eroll Salihu - në histori për tri gjëra! 

Nga: Kemajl Goca Më: 2 prill 2020 Në ora: 16:45
Kokëfortë e temperament Eroll Salihu - në histori për tri gjëra! 

Thatanik e romantik por që njihet si kokëfortë e temperament, padyshim është Eroll Salihu, aktualisht sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës. Sa ka miq ka edhe aq armiq, por fare nuk merakoset për këtë punë, sepse e ndjen veten figurë e pastër si loti. 

Salihu njihet edhe për tri gjëra që e fusin në histori.

E para, në kohën kur klubi i futbollit Prishtina i tha jo masave të dhunshme të regjimit serb, Salihu nuk ishte kapiten por serbët e thërrasin si të parin që ta nënshkruajë dokumentin e masave të dhunshme. Salihu e refuzon kategorik dhe pastaj edhe futbollistë të tjerë shqiptarë, me përjashtim të njërit.

E dyta, është shënuesi i parë në histori të Kampionatit të Republikës së Kosovës. Siç figuron edhe në faqen zyrtare të FFK-së, me 13 shtator të vitit 1991, Flamurtari e mposht Prishtinën me 3:2, por Salihu kishte shënuar golin e parë në minutën e 17-të, për Prishtinën.

E treta, njihet si sekretari më jetë gjatë i futbollit, dy kryetarë i ka ndërruar tash e ka të tretin. Në vitin 2008 Sabri Hashani humb zgjedhjet nga Fadil Vokrri, ndërsa në vitin 2018 Vokrri ndërroi jetë dhe në vend të tij vjen Agim Ademi. Sabri Hashani, Fadil Vokrri e Agim Ademi, kryetarë të Salihut, me të gjithë e ka çuar për mrekulli. Salihu i historive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat