Ky klub synon mbrojtje me përbërje shqiptaro-serbe
Mbrojtja e Fiorentinës është për t’u rindërtuar dhe drejtuesit vjollcë kanë vendosur në qendër të objektivit të tyre talentin e Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.
Sipas asaj që raporton “fiorentinanews.com”, lojtari shqiptar i Veronës shihet si më i duhuri për qendrën e mbrojtjes, duke formuar një dyshe me serbin Nikola Milenkoviq.
“Presidenti i Fiorentinës, Roko Komisso dëshiron mbrojtësin i ri shqiptar, që në fakt është synim i disa klubeve dhe ka një çmim shumë të lartë për momentin. Padyshim që çifti Milenkovic-Kumbulla, përveç se në moshë të re, do ta kishin zili edhe ekipet më forta evropiane”, shkruante portali italian pranë klubit nga Firenca.