Pas Barcelonës dhe Juventusit, një tjetër klub i njohur pranon...

Futboll

Pas Barcelonës dhe Juventusit, një tjetër klub i njohur pranon...

Më: 2 prill 2020 Në ora: 17:37
Pas Barcelonës dhe Juventusit, një tjetër klub i njohur pranon

Pas Barcelonës dhe Juventusit, një tjetër klub i njohur pranon.

Edhe Atletiko Madridi ka vendosur të reduktojë pagat e futbollistëve dhe stafit të vet teknik në kuadër të krizës financiare të shkaktuar nga koronavirusi në Spanjë dhe mbarë botën.

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, klubi bardhekuq saktëson se nga kjo nismë preken jo vetëm lojtarët e ekipit të parë të Atletikos, por dhe skuadra B bashkë me ekipin e femrave. Këto para do të shkojnë për të paguar 430 punonjës të klubit spanjoll. Atletiko do të zbatojë Paketën e Përkohsme të Punësimit (ERTE).

Kujtojmë që Barcelona dhe Juventusi kanë vendosur gjithashtu të reduktojnë pagat e lojtarëve dhe stafit teknik për të ndihmuar pjesëtarët e tjerë të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat