Dështon shkëmbimi Verratti – Pjanic

Futboll

Dështon shkëmbimi Verratti – Pjanic

Më: 2 prill 2020 Në ora: 19:24
Verratti – Pjanic

Juventus dhe PSG duket se nuk do të kenë dakordim për shkëmbimin Verratti – Pjanic.

‘Zonja e vjetër’ kishte tentuar t’i ofronte PSG-së Miralem Pjanic, në këmbim për kartonin e Marco Verratti.

Sipas raportimeve të ‘Tuttosport’, Paris Saint Germain kanë refuzuar menjëherë një mundësi të tillë.

Megjithatë, Juventus thuhet se nuk do të dorëzohet në garë për Verratti, duke lënë të hapur mundësinë që të tentojnë edhe në forma të tjera.

Pjanic nuk ka arritur të gjej veten e tij në mënyrën më të mirë të mundshme nën urdhrat e Maurizio Sarri, duke bërë që ‘Biankoneri’ të interesohen për një tjetër mesfushor.

Mbetet të shihet se çfarë hapa do të bëjnë Juventus, për të siguruar kartonin e Verratti, dëshirës së tyre të madhe për merkaton e verës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat