Përmirësohet gjendja shëndetësore e legjendës së Turqisë

Futboll

Përmirësohet gjendja shëndetësore e legjendës së Turqisë

Më: 2 prill 2020 Në ora: 20:53
Rustu Receber

Për fat të mirë, gjendja shëndetësore e Rustu Receber është përmirësuar.

Gjatë javës së kaluar, Rustu Receber ishte konfirmuar në mesin e të prekurve me Covid19.

Gruaja e portierit legjendar kishte njoftuar se ai është dërguar në spital, pasi gjendja e tij ishte e rëndë.

Por, sot, thuhet se Rustu është në gjendje më të mirë shëndetësore, por vazhdon të jetë në spital.

Ishte përsëri gruaja e portierit që njoftoi publikun. “Jemi pak më mirë, tretmani po vazhdon. Shpresojmë që të jetë gjithçka më mirë”, ka shkruar ajo.

Portieri ka qenë në gjendje të rëndë dhe lajmet për përmirësimin e shëndetit të tij gëzojnë të gjithë, sidomos adhuruesit e sportit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat