Del Piero nuk kursen lëvdatat për Dybala

Futboll

Del Piero nuk kursen lëvdatat për Dybala

Më: 2 prill 2020 Në ora: 23:14
Alessandro Del Piero, nuk ka kursyer lëvdatat për Paulo Dybala

Ikona e Juventus, Alessandro Del Piero, nuk ka kursyer lëvdatat për Paulo Dybala.

Del Piero ka lëshuar një varg lëvdatash për argjentinasin Dybala, për të cilin beson se tashmë është gati që të bartë edhe shiritin e kapitenit.

Ikona e Juves beson se Dybala tashmë po kthehet në një lojtar gjithnjë e më të kompletuar dhe sheh një të ardhme të ndritur tek ai.

“Dybala tashmë ka bartur shiritin e kapitenit disa herë dhe nëse kjo ndodhë, ndodhë sepse në Juventus të konsiderojnë të denjë për ta bërë këtë”, ka thënë Del Piero.

“Duke konsideruar në atë sa e njoh personalisht, performancat e tij në fushë dhe jashtë saj, mendoj se Paulo është pjekur së fundmi”, ka shtuar italiani.

“E dinim se ai ishte një djalosh që i pëlqen të punojë dhe tashmë është kthyer në një lojtar të kompletuar”, ka shtuar ndër të tjerash Del Piero.

Dybala ishte afër largimit nga Juventus gjatë verës, por ai qëndroi, rigjeti formën dhe shkëlqeu këtë edicion me ‘Biankoneri’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat