Serie C kërkon ndihmë nga yjet e Serie A – 10% nga reduktimi në paga do të shpëtonte kampionatin

Futboll

Serie C kërkon ndihmë nga yjet e Serie A – 10% nga reduktimi në paga do të shpëtonte kampionatin

Më: 3 prill 2020 Në ora: 00:02
Ilustrim

Skuadrat e Serie C mund të mos i mbijetojnë krizës ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi.

Diskutime të shumta në Itali kanë filluar rreth asaj se çfarë do të ndodhë pas me skuadrat e nivelit më të ulët sesa Serie B.

Nga Serie C kërkojnë që pagat e yjeve të Serie A të përdoren për të ndihmuar mbijetesen e këtij niveli të futbollit në Itali.

Drejtuesit e kësaj lige thonë se një 10% i reduktimit në paga nga yjet e Serie A, do t’i ndihmonte Serie C që të mbijetonte.

Por, jo të gjithë lojtarët e Serie A dhe Serie B fitojnë paga të majme. Si do të aplikohej një propozim i tillë?

Lojtarët që fitojnë më pak se 300 mijë euro në sezon, do të liroheshin nga ky obligim. Duhet shtuar fakti se Asociacioni i Lojtarëve nuk janë aq entuziastë sa i përket kësaj ideje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat