Pozitivë, negativë dhe sërish pozitivë; ç’po ndodh me Dybala dhe të dashurën?!

Futboll

Pozitivë, negativë dhe sërish pozitivë; ç’po ndodh me Dybala dhe të dashurën?!

Më: 3 prill 2020 Në ora: 10:20
Paulo Dybala dhe Oriana Sabatin

Paulo Dybala dhe Oriana Sabatini jetojnë në izolim, pasi zbuluan pozitivitetin e tyre ndaj “Coronavirus”. Të dy thanë se po ndjeheshin më mirë kohët e fundit, pasi në fillim kishin disa simptoma. Në rrëfimet e saj në Instagram, e dashura e numrit 10 bardhezi pretendoi se ishte akoma pozitive, pasi bëri një test tjetër: 

"Me 21 mars, Paulo dhe unë bëmë një test për “Coronavirus” dhe rezultuam pozitivë. Para tri ditësh na e bënë përsëri testin dhe dolëm negativë. Dje në mëngjes bëra një test tjetër, që ishte pozitiv. Kështu që unë ende jam me “Coronavirus”. Nuk e di se si funksionon, as pse fillimisht dola negative dhe më pas pozitive".

Sidoqoftë, Oriana ka konfirmuar që si ajo, edhe Dybala nuk ka pothuajse asnjë simptomë të madhe. Pra, janë të dy më mirë: "Kjo dëshmon se sa pak dimë në lidhje me këtë virus, sepse menduam se ishim infektuar nga kontakti i të dashurit tim me Rugani. Sidoqoftë, ne jemi shumë mirë dhe nuk kemi pothuajse asnjë simptomë. Ndjehemi mjaft mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat