Suarez i mërzitur: Ditët e fundit na ka lënduar shumë kjo gjë!

Futboll

Suarez i mërzitur: Ditët e fundit na ka lënduar shumë kjo gjë!

Më: 3 prill 2020 Në ora: 10:53
Luis Suarez

Luis Suarez shprehur qartë zemërimin e tij në një lidhje me radion “Sport890” sa i përket trajtimit që morën lojtarët e Barçës gjatë krizës së koronavirusit, si rezultat i negociatave që ata kishin me drejtuesit për të ulur pagat. Në fund, u qartësua gjithçka dhe u konfirmua që stafi dhe lojtarët do të marrin 70% më pak të pagës që kanë pasur.

“Ka pasur gjëra që na kanë lënduar në lidhje me çështjen e pagave të skuadrës. U tha se lojtarët nuk donin diçka të tillë, ndërsa lojtarët nga klubet e tjera kishin arritur një marrëveshje, kur realiteti është se kemi pritur për të gjetur zgjidhjen më të mirë për klubin.

Na kanë lënduar jo pak gjërat që janë thënë këto ditë sepse ne jemi të parët që duam të arrijmë një marrëveshje, pasi jemi në dijeni të situatës në të cilën ndodhet klubi. Asnjë lojtar në klub nuk doli kundër. Kapitenët biseduan me presidentin dhe Oscar Grau dhe asnjë lojtar nuk ishte kundër. Ne duam të ndihmojmë klubin dhe të gjithë në çdo kohë”, përfundoi Suarez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat