Momenti i së vërtetës për futbollin anglez po vjen.

Futboll

Momenti i së vërtetës për futbollin anglez po vjen.

Më: 3 prill 2020 Në ora: 14:05
Momenti i së vërtetës për futbollin anglez po vjen.

Sot (e premte) do të mësojmë se si Premierligë planifikon të zgjidh shumë çështje të shkaktuara nga kriza e koronavirusit, teksa do të mbahet një takim përmes video-konferencës.

Pika kryesore e këtij takimit do të jetë gjetja e një zgjidhje se si do të mbarojë sezoni që është pezulluar që një muaj shkaku i koronavirusit, i cili e ka bërë futbollin të duket i parëndësishëm.

UEFA të mërkurën ka mbajtur një takim që u ka kërkuar ligave përfundimin e sezonit, duke krijuar mundësinë që vazhdimi i sezonit të zgjatë deri në fund të gushtit.

Liverpool është skuadra me ankthin më të madh pas kësaj situate, pasi janë larg titullit të kampionit vetëm dy fitore, dhe kanë 30 vite që e presin këtë moment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat