Nuk të harron Prishtina e as Kosova! Kështu duket ish bashkëlojtari i Fadil Vokrrit që jeton në Bosnje

Futboll

Nuk të harron Prishtina e as Kosova! Kështu duket ish bashkëlojtari i Fadil Vokrrit që jeton në Bosnje

Nga: Kemajl Goca Më: 3 prill 2020 Në ora: 14:33
Mehinoviq

Gjithmonë në zemrat e “Plisave” të Prishtinës, të Kosovës, e kush tjetër njëri ndër mbrojtësit më të mirë që kishte Prishtina në at periudhë, boshnjaku shtatlart Rifat Mehinoviqi. 

Sot ka 64 vjeç dhe ka ndryshuar shumë me kohën kur luante për Prishtinën e gjeneratës së artë, të kapitenit Fadil Vokrri (i ndjer), Fadil Muriqi, Kujtim Shala, Sahit Kelmendi, Mensur Nexhipi, Zoran Batroviqi, Rexhep Gaxholli, Favzi Rama (i ndjer), Faton Domi (i ndjer), Skënder Shengyli, Neshet  Zhaveli, Petre Gruevski (i ndjer), Rade Zallad, Arbnor Morina, Afrim Tovërlani, Xhevdet Muriqi, Ramadan Cimili, Jusuf Tortoshi, Edmond Rugova, Rafet Prekazi, Shefqet Sinani, Agim Cana, Miodrag Qirkoviq, Behajdin Gjinali, Goran Popuvac (i ndjer) etj. 

Mehinoviq luftonte me shpirt në repartin e mbrojtjes, i dashur për publikun dhe nganjëherë edhe shënonte, kur çonte në këmbë publikun, nga Lindja, në Veri, nga Jugu në Perëndim.

Image

Pamje nga ndeshja me Cërvena Zvezdën në vitet e 80-ta, Mehinoviq me top

Meho që nuk harrohet nga Prishtina e as nga Kosova, sot jeton në shtetin e tij, në Bosnjë e Hercegovinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat