E thotë hapur

Futboll

E thotë hapur

Më: 3 prill 2020 Në ora: 14:41
Fabian Ruiz

Fabian Ruiz është një nga mesfushorët më të spikatur në Europë. Futbollisti i Napolit po kërkohet nga klubet të mëdha si Manchester City, Real Madrid dhe Barcelona. Gjithsesi italianët nuk heqin dorë fort kollaj prej tij dhe minimalisht duan 70 milion euro.

Napoli madje po tenton edhe të rinovojë me mesfushorin, edhe pse ai ka një kontratë deri më 30 qershor të vitit 2023. Ruiz, që mbush sot 24 vjeç, në verë edhe mund të largohet dhe menaxheri i tij, Alvaro Torres, pranon se ka shumë klube që pyesin për të.

Në deklaratën e tij, për Canal Sur Radio, tregon se Real Madrid është një nga ato klube që interesohet: “Është e qartë se ka shumë klube të rëndësishme që pyesin për të. Ai ka tre vite që po luan në nivel të lartë. Reali?  Është e vërtetë që Real Madrid ka treguar interes për të”.

Torres gjithsesi nuk dëshiron ta shpërqendrojë mesfushorin, i cili te Napoli kaloi verën e vitit 2018 për shumën e 30 milion eurove, që u arkëtuan nga Real Betis. “ Tani duhet të fokusohet tek i ekipi i tij. Gjatë verës do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ai është një mesfushor që do të shënojë një epokë”, shprehet menaxheri i Fabian Ruiz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat