Rashfordi u përgjigjet pyetjeve

Futboll

Rashfordi u përgjigjet pyetjeve

Më: 3 prill 2020 Në ora: 15:10
Rashfordi u përgjigjet pyetjeve

Televizioni britanik, BT Sport, e ka publikuar një video ku ylli i Manchester Unitedit dhe Anglisë, Marcus Rashford, iu përgjigj pyetjeve qesharake të disa fëmijëve, të cilët u interesuan për muskujt e futbollistët, dënimin e Manchester Cityt nga UEFA e deri te marëdhënia e tij me nënën e tij.

Një numër i fëmijëve u grumbulluan për t’ia bërë disa pyetje Marcus Rashfordit, edhe pse ata fillimisht nuk e dinin se do ta takonin pikërisht atë, por vetëm e dinin se do të takoheshim me një futbollist.

“Nëna ime gjithmonë më bezdis duke më thënë ta rregulloj shtratin. A të bezdis edhe nëna jotë kështu gjithmonë?”, pyeti fëmija i parë.

“Në të kaluarën, po. Por, ti duhet ta bësh i pari vetë, në atë mënyrë ajo s’ka se si të të bërtas”, iu përgjigj Rashford.

“Kam dëgjuar që Jesse Lingard është më i mirë sesa ti në Call of Duty. A është e vërtetë?”, e pyeti një fëmijë tjetër.

“Jo, s’ka gjasa. Kush ta ka thënë këtë?”, iu përgjigj Rashfordi.

“Babai im”, ia ktheu djaloshi.

“Jo, jo. Ai po të gjënjen”, u përgjigj anglezi.

“A mund ta besoni se Man City e mposhti Man Unitedin 3:1”, e pyeti një tifoz me fanellë të Cityt.

“Epo ne ju mposhtëm juve 3:1 më herët gjithashtu”, ia ktheu Rashfordi.

“E pse s’të pëlqen Man City”, vazhdoi tifozi i Citizens.

“Jo, jo. S’është që s’më pëlqen Manchester City. Natyrisht është e vështirë sepse kam familjarë që janë tifozë të Manchester Cityt dhe kur ne flasim për futboll, thjesht nuk i futemi kësaj teme. Unë kam qenë gjithmonë tifoz i Unitedit dhe sapo mora e vesh që Unitedi donte që unë të stërvitesha me ta dhe që nga ai moment rashë në dashuri me këtë klub”, tha Rashfordi.

“Çfarë nevojitet për t’u bërë futbollist?”, e pyeti një tifoz tjetër.

“Mendoj se duhet shumë durim. Të gjithë të tjerët mendojnë se është shumë e thjeshtë dhe është një udhëtim i lehtë, por  ju s’mund ta merrni këtë personale. Vetëm mbajeni mend që njerëzit rreth teje po tentojnë të ju ndihmojnë. Kur ta keni një rast, atëherë siguroheni që ta shfrytëzoni atë sepse në klubet e mëdha nuk dihet se sa raste do t’i kesh”, u përgjigj Rashfordi.

“Kur ta përfundojmë këtë intervistë, a mund të luash kundër të gjithë neve në një ndeshje futbolli”, e pyeti një tifoz.

“Do ta bëja, por s’mundem për momentin. Por, ndostha mund të organizojmë diçka, nuk dihet”, iu përgjigj anglezi.

“Kur luan FIFA, a e zgjedh gjithmonë Unitedin dhe Anglinë, në mënyrë që të luash si vetja?”, e pyeti një djalosh tjetër.

“A e dini çka? Në fakt, jo. Nuk luaj si vetja gjithmonë. Varet nga kundërshtari im. Për shembull. Nëse luaj kundër vëllezërve të mi, unë e zgjedh një skuadër më të dobët dhe ia lejoj atyre ta zgjedhin ndonjë skuadër më të mirë, në mënyrë që t’i turpëroj ata edhe më shumë”, u përgjigj ylli i Unitedit.

“A i ke muskujt e barkut të vërejtshëm?”, e pyeti njëri tifoz.

“Jo, por po tentoj”, tha Rashfordi.

“A është e vërtetë që gjithmonë i han thonjtë?”, ia shtoi pyetjen njëri djalosh në dhomë.

“Po. Është shprehi e imja e keqe. Po tentoj të ndalem, të mos e bëj këtë më”, u përgjigj Rashfordi.

“A je gëzuar që City është pezulluar nga Evropa për dy vjet?”, e pyeti njëri djalosh.

“Jo, unë kam shokë që luajnë për Cityn, kështu që nuk është e këndshme t’i shohësh ata t’u ndodhë diçka e tillë”, u përgjigj Rashfordi.

“A mendon që Guardiola do të shkarkohet?”, e pyeti një djalosh.

“Ooooh, kjo është një pyetje e vështirë. Jo, Pep është një top trajner. Mendoj se City ka fat që e ka një trajner si ai”, u përgjigj në fund Rashfordi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat